NGA ZONJA VJOLLCA*

320 gr makarona

1 kokërr qepë

1-2 kokrra domate

100 gr mish i grirë

1 gotë qumësht

70 gr djathë kaçkavall

3 lugë gjelle ajkë

3 lugë gjelle vaj ulliri

½ gotë ujë

Kripë

Piper i zi

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë mishin e grirë. E gatuajmë kimën duke e rregulluar me kripë dhe piper të zi. Në një tigan me fund të gjerë vendosim makaronat të mbledhura si fole dhe mbushim mesin e tyre me kimë, duke vendosur nga një fetë domate si kapak. I pudrosim domatet me nga një lugë çaji djathë të grirë. Në një tas trazojmë qumështin me ajkën dhe me pak ujë. I trazojmë mirë duke shtuar dhe pak piper të zi dhe kripë dhe këtë masë e shtojmë në tiganin ku kemi vendosur makaronat. Vendosim kapakun dhe e lëmë në zjarr për 10-15 minuta. I servirim të ngrohta duke i pudrosur makaronat e mbushura me piper të zi të freskët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: