Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotme në Ishull Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një mjet ka përplasur shtetasin me inicialet Y.M., banues në Lezhë, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: