TIRANE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka rënë nga ura e Surrelit. Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bënë me dije se dy persona që kanë qenë në makinë kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga fotot e siguruara, shihet se makina është tip ‘Benz’, ndërsa ajo ka marrë dëmtime të mëdha. Deri më tani nuk dihen detaje rreth aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb