Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Një autoveturë, gjatë një parakalimi të gabuar, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë jashtë trasesë së rrugës, duke u përplasur me një masiv shkëmbor në anë të rrugës.


Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, Valmir Baçe, nga Erseka, nëna e tij, Myriban Baçe, 69 vjeçe, dhe e motra, Adelina Baçe. Të plagosurit janë transportuar me urgjence në spital.


Ndërsa, sipas burimeve spitalore, e moshuara ka pësuar plagë të rënda dhe po transportohet për në spitalin e traumës më kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb