Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb