SARANDË

Një aksident me pasojë vdekjen nga ndodhur sot në Sarandë, ku një person ka humbur jetën dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, shtetësja Leonarda Boro, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë Saimir Stola, 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: