Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzes”, në Fier. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur të plagosur 2 persona.

Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmen mjekësore, dhe sipas burimeve të informacionit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: