Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se aksidenti ndodhi pak minuta më parë në afërsi të fshatit Bulgarec, kurse raportohet se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e një mjet tip furgon. Policia është në vendngjarje për të hetuar këtë aksident, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb