TIRANË

Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme  tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat  raporton se në momentin kur është afruar policia drejtuesi i mjetit nuk është gjendur aty, i cili dyshohet se ka braktisur mjetin.

Aksident Ne Tirane
Aksident Ne Tirane

Policia ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur ose drejtuesi po tenton t’iu fshihet uniformave blu, ndërsa në këto momente po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e shoferit.

Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së mjeti të blinduar.  Policia ka ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve dhe po punon me metoda të posaçme për identifikimin e më pas kapjen e autorit, ku dhe do të mësohet se cila ka qenë arsyeja e fortë që mjeti u braktis menjëherë pas aksidentit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se për pak minuta është bllokuar qarkullimi i mjeteve të cilat po lëviznin përgjatë dy akseve si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: