Filmi “Fast and Furious” është njohur më shumë për numrin e madh të makinave të shtrenjta dhe të bukura tek 7 seritë e tij. Tani fansat e të ndjerit Paul Walker do të kenë mundësi të blejnë një nga makinat e tij.

Shtëpia e ankandeve Mecum ofron një nga makinat e Walker (Brian Conner) që e ka përdorur në serinë e parë të filmit, një Toyota Supra 1993 ngjyrë portokalli. Toyota Supra është krijuar nga Eddie Paul në Kaliforni. Vlera e makinës mendohet të jetë nga 150.000 dollarë deri në 200.000 dollarë.

Makina është përdorur edhe në serinë e fundit, Fast and Furious 7. Në videon e mëposhtme mund të shihni një skenë ku shfaqet Paul Walker duke drejtuar makinën Toyota Supra dhe Vin Diesel duke drejtuar makinën e të atit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: