Një shofer u fut me makinën e tij nëpër tarracën e një kafeneje në Paris.

Tre persona janë plagosur rëndë, thanë zyrtarët për AFP-në, pa treguar për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Një burim në polici, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se shoferi është larguar nga vendngjarja në veri të Parisit, ndërkaq një pasagjer në makinën e tij është ndaluar nga autoritetet.

Një burim tjetër tha për AFP-në se pasagjeri i ndaluar ka rezultuar pozitiv në konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Në vendngjarje është parë një numër i madh i zyrtarëve policor. Ngjarja ndodhi në terracën e Le Ramus, që gjendet në afërsi të varrezave Pere Lachaise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: