Një automjet që ka përplasur tavolinat e jashtme të një restoranti ka shkaktuar panik te klientët, ndërsa policia po heton incidentin.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, në via della Paglia në lagjen Trastevere.

Një makinë goditi tavolinat e jashtme të një restoranti, ku ishin ulur disa klientë. Të pushtuar nga paniku, klientët filluan të ikin. Në rrëmujën e përgjithshme, një vajzë 5-vjeçare , e cila ishin e shoqëruar nga prindërit e saj u plagos në krah, jo rëndë: vogëlushja u trajtua në vend.

Makina që shkaktoi incidentin ka tentuar të largohet, por është përplasur me një taksi. Gjithsesi edhe pas kësaj përplasjeje ajo ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Oficerët e policisë së Romës kanë kryer hetimet për kapjen e personit përgjegjës për episodin. Sipas La Presse, disa persona kanë arritur të marrin numrin e targës së makinës dhe ta dorëzojnë në polici.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb