GREQI– Polica greke ka sekuestruar sot 113 kg marijuanë në Igumenicë, që thuhet se vinte nga Shqipëria. ‘BalkanWeb’ mëson se në pranga ka rënë një shtetas grek, i cili drejtonte mjetin.

Ky i fundit kishte lënë territorin shqiptar nga dogana e Qafë-Botit, ndërkohë që u ndalua në Igumenicë.

“Pas informacioneve ne rruge operative, sot me 09.10.2018, ne vendin e quajtur Rajo, Igumenice, është ndaluar një mjet qe drejtohej nga një shtetas grek 48-vjec. Ne një vend te improvizuar enkas brenda mjetit, konkretisht poshtë kabinës se pasagjereve, me ndihmën e qenit nuhatës, u gjeten dhe sekuestruan 113 pako me 115 kg 962 gram marijuane. U sekuestruan gjithashtu edhe 2 telefona celulare”- thuhet në deklaratën e policisë greke.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: