Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.

Një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritur infermierja e zonës, Liljana Rumani, që u ka dhënë ndihmën e parë.

D1608ba9 547b 4b15 956a D2370026a4fc
D1608ba9 547b 4b15 956a D2370026a4fc

Ajo ka konstatuar se mashkulli kishte parametra të ulët jetësorë ndërsa shoqëruesja e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar.

Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb