TIRANE

Automjeti i djegur pak caste më parë para Parlamentit, tip Fiat, mbante targën AA 703 HT. Burime për “BalkanWeb” thanë se, targat që mbante kjo makinë, i përkasin një mjeti tip Volkswagen Caddy e regjistruar në Sukth të Durresit. Po sipas të njëjtave burime, makina në fjalë mund të jetë në përdorim nga punonjës të operacionales ose të SHIK.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat të pak casteve më parë, PD tha se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.

Whatsapp Image 2019 04 13 At 22.15.59
Whatsapp Image 2019 04 13 At 22.15.59

“Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga ccdo automjet tjetër përvcc atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.” thuhej në reagimin e PD.

Whatsapp Image 2019 04 13 At 22.05.46
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: