TIRANË- Një automjet tip Wolksvagen me targa AA 2968 D i ka ikur postbllokut të policisë bashkiake në autostradën Tiranë-Durrës, megjithëse ishte i ndaluar. Patrulla është vënë në ndjekje të automjetit që mori rrugën drejt Durrësit.

Por në një segment, kur po arrihej nga policia bashkiake, automjeti del nga rruga kryesore dhe hyn në rrugën dytësore, ndërsa pranë QTU-së hyn në një rrugë tjetër në zonën e banuar të Kasharit, madje duke dalë jashtë karrexhatës dhe duke hipur mbi zonën e gjelbëruar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: