VLORE– Një automjet është përfshirë nga flakët teksa lëvizte përgjatë aksit rrugor Skelë-Uji i Ftohtë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa makina me targa Vl 7749 B, është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje nga Vlora drejt Ujit të Ftohtë.

Shkak për incidentin dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në makinë.


Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime.


Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë dhe po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të plota që shkaktuan përfshirjen e makinës nga flakët.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: