ELBASAN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.


Sipas të dhënave të para nga policia, shtetasi me iniciale K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar jashtë saj.



Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Etiketa: