ELBASAN

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave të para theksohet se shtetasi me iniciale, A.P, 63 vjeç duke drejtuar makinën ka përplasur shtetasin, G.K,  i cili po lëvizte me biçikletë. Ai ndërroi jetë dy orë pasi u transportua në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor aktualisht ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e përplasjes, ku humbi jetën 50-vjeçari.


“Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.(por pas afro dy oresh nuk mbijetoi per shkak te plageve) Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”,thuhet në njoftim.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 


(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb