Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kamëz, ku një makinë ka përplasur dy të mitur, të cilët po ecnin në rrugë.

Policia raporton se automjeti me drejtues shtetasin S. Ç. ka përplasur këmbësorët A. M., 6 vjeç, dhe L. M., 15 vjeçe, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: