FIER

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e  Fierit. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja e plagosur është rreth 50 vjeçe. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb