KORÇË

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Korçës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ndërsa në këtë të fundit ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët mbetën të plagosur.

Page
Page

Të dy u transportuan me urgjencë drejt spitalit dhe njëri prej tyre  ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

“BalkanWeb” mëson se çifti i të plagosurve ishin burrë e grua, ndërsa ata janë identifikuar si Bilbil e Sheza Lame nga fshati Kamenicë.

“Më datë 07.04.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Korçë, shtetasja Th.K, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” është përplasur me një mjet tip motorr me drejtues shtetasin B.L.Për pasojë janë dëmtuar shtetasi B.L dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sh.L, banues në Kamenicë, që udhëtonin me motorr, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasja Th.K, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb