Një aksident automobilistik u shënua këtë pasdite në aksin rrugor që lidh Krahësin me Tepelenën. Një makinë ka përplasur një motomjet. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital. Autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: