FIER

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë pranë Vajkanit në Fier.


Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë personin të vdekur në vend. Viktima është identifikuar nga policia si Shpëtim Isufaj, 63 vjeç. Policia ka kryer veprimet procedurale në vend dhe është vënë në kërkim të autorit.


Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin SH.I., 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.


Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)