Një makinë e tipit Golf me targa të Tetovës, para pak çasteve ka shkelur një person në bulevardin “Iliria” në Tetovë.

Sipas informatave të deritanishme ende të pakonfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, personi ka humbur jetën në vendngjarje, shkruajnë mediat shqiptare në RMV.

Në vendin e ngjarjes janë policia dhe Prokuroria, ndërsa më vonë pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksidenti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb