Një makinë ka përplasur sot një këmbësor që po kalonte te vijat e bardha. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se i aksidentuari është një punonjës i Ministrisë së Jashtme.

Pas përplasjes ai është dërguar te Trauma për mjekim, ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit për zbardhjen e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb