LIBRAZHD


Një turist që paraprakisht thuhet se është nga Ukraina është aksidentuar, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.


Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se sipas burimeve jo zyrtare turisti kishte ardhur me pushime në Shqipëri. Ai po udhëtonte me një rulot dhe të njëjtat burime bënë me dije se shtetasi i huaj kishte ndaluar në anë të rrugës kombëtare për të bërë një foto para tunelit pranë Xibrakës.


Pikërisht në këtë moment, një automjet gjatë një parakalimi, ndërsa ka  humbur drejtimin dhe ka aksidentuar ukrainasin.

(d.xh/Balkanweb)