Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë. Shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb