FIER

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në By-passin e Fierit.

Një makinë është përplasur me një motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 afër fshatit Levan.

Si rrjedhojë e përplasjes së makinës me motorin, ka humbur jetën 65-vjeçari D.N. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.S 24 vjeç u shoqërua në komisariat.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb