Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet e një motor.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se për rrjedhojë të këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se menjëherë është njoftuar policia, kurse shoferi nuk ka pritur ambulancën.
Të njëjtat burime thonë se drejtuesi i mjetit po mundëson trasnportin e të plagosurit drejt spitalit. Nuk dihet arsyeja aksidentit, ndërsa mendohet se shkak ka qenë koha me shi e rrebeshe.
I plagosuri është një shtetas 55 vjeç nga fshati Pirg, ndërsa ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen të gjitha veprimet proceduriale, teksa forcat blu po i ndihmon edhe një nga shoferët.
(d.xh/Balkanweb)