Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Një automjet me targa angleze është përplasur me një trajler, që ka qenë i parkuar. Për pasojë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes 22 –vjeçari D.Hoxha, si pasojë e plagëve të marra.

“Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë  shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: