FIER

E ndërsa shpesh jemi mësuar të shohim dhe raportojmë rrugorët në aksione ndaj shkelësve të ligjit, nuk mungojnë edhe rastet kur ata u vijnë në ndihmë përdoruesve të rrugës.
Rasti më i fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në By pass-in e ri te Fierit ne afërsi të Levanit, ku dy turistë italianë, kanë pësuar defekt në automjetin e tyre.


Të bllokuar në mes të rrugës, pa asnjë mundësi lëvizjeje dhe larg pikave të servisit, dy shtetasit italianë janë detyruar të qëndrojnë buzë autostradës.


Ka qenë një patrullë e rrugorëve të Fierit më katër efektiv ajo që ka ndaluar pranë tyre. Pas kontrollit të automjetit rrugorët kanë riparuar defektin, duke mbushur edhe me vaj makinën e dy të huajve.


Të tilla raste nuk i hasim shpesh në rrugët tona, madje jemi mësuar të mos kursejmë as kritikat ndaj punonjësve të policisë, por mesa duket ka edhe përjashtime, duke na kujtuar se kjo është policia që duam.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)