TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin social ‘Facebook’ një denoncim që ka ardhur nga ‘doganieri dixhital’ se me urdhër të Ramës të gjitha automjetet e doganës tip ‘Land Rover Defender’ po përdoren për fushatën për kryetar bashkie të kandidatit të PS-së në Dibër.

Sipas Berishës, denoncimi ka ardhur nga një punonjës i doganës.

“Doganieri dixhital denoncon:
Urdhërin e Edvin Shullazit per kalimin e te gjitha makinave Land Rover Defender të sistemit doganor për fushatën elektorale te kandidatit te Partise Siçiliste në Diber! sb
“Pershendetje Z. Sali! Jam nje punonjes doganave dhe socialist 24 karat, si i thone fjales. Nuk ma kishte marre mendja kurre qe do te vinte dita tju shkruaja e te qaja hall se nuk te kam votuar KURRE, por e kam hall shteti jo hall personal. Te gjtha makinat e doganes Land Rover Defender me te cilat punojme, i kane shpene ne Diber me urdher te zv.drejtorit Besmir Qibin sipas tij me urdher te kryeministrit! Derisa te mbarojne zgjedhjet ne Diber jemi ne kafe se pune s’bejme dot. Hallin e kemi se ne fund na kerkojne “planin” dhe e hame ne jo Qebini””, citohet në mesazhin e Berishës.

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Dibër do të mbahen më 11 shtator, ndërsa në garë janë Muharrem Rama, që kandidon për të majtën dhe Sherefedin Shehu për të djathtën. Zgjedhjet vinë pas shkarkimit nga detyra të Shukri Xhelilit për abuzim me detyrën, i cili u përfshi në një skandal, ku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: