FIER

Një aksident automobilistik është shënuar sonte në mbrëmje në Fier.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë 2 shoferët e makinave përkatëse janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital me plagë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se aksidenti automobilistik ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Fermë” në periferi të Fierit.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, një tip “Mercedes Benz” dhe një “Jeep”. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve respektive.

Njëri automjet vinte nga ferma në drejtim të Fierit dhe tjetri anasjelltas. Dyshimet e para janë që shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinave.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Të dyja makinat kanë dalë nga rruga, kurse njëra ka përfunduar përmbys. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit mësohet se janë dërguar për të marrë ndihmën mjeësore në Spitalin e Fierit.

Targat e makinave që janë përplasur janë Benzi 008 GR, ndërsa J makina tip Jeep AA118 FG

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb