Kompania Koenigsegg është gati të shënojë rekord botëror sa i përket shpejtësisë më të madhe të makinave.

Vetura Jesko Absolut e inxhinierit suedez, Christian von Koenigsegg, është punuar në atë formë sa të tejkalojë çdo kufi të mundshëm të shpejtësisë, shkruan Mirror, duke u theksuar se ajo mund të shkojë deri në afro 500 kilometra në orë.

Mjeti është krijuar me simulime kompjuterike, me qëllim që të tejkalohet çdo rekord i veturave paraprake.

Koenigsegg ka deklaruar se ka përdorur çdo intervenim të mundshëm në mënyrë që veturës t’i rritet fortësia dhe shpejtësia “artificiale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: