SARANDË

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek duke arrestuar një 45-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar nga Saranda.

Makien Dopio Shasi
Makien Dopio Shasi

Nga kontrolli i ushtruar, Policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lënde narkotike.
Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Pas kontrollit të imtësishëm në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit Agim Shkurta, 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb