DURRES

Një sasi lënde e dyshimtë (plasëse) artizanale është gjetur pranë makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm nga vet Dyrmishi, i cili kishte parë një objekt të çuditshëm para makinës, e cila ishte parkuar në lagjen ku ai banon, afër stacionit të trenit në lagjen nr.4. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se lënda plasëse (brenda të cilës kishte nitrat) ishte futur në një bidon dhe ishte e lidhur me një telekomandë, ndërkohë që ngelet e paqartë nëse ka qenë e fiksuar në mjet.

Burime nga policia thanë se pas këqyrjes së lëndës brenda pakos, rezultoi se ajo ishte nitrat. Po ashtu pronari i mjetit do të merret në pyetje nga policia, për të hedhur kështu më shumë dritë mbi ngjarjen. Aktualisht policia po heton për identifikimin e autorëve që kanë vendosur bidonin pranë makinës së Dyrmishit.

Dyrmishi, prej një viti mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave, ndërkohë që me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb