Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli më tepër për librin e tij të përkthyer në shqip, “Malet e gjigandëve”, me autor Carleton Coon.

Mal Berisha tha se në këtë libër të mrekullueshëm përshkruhet jeta e shqiptarëve të veriut. Më tej, Mal Berisha thotë se në libër jepen detaje nga jeta e shqiptarëve në atë kohë, me vështirësitë e mëdha që kishin. Sipas Mal Berishës, autori amerikan Carleron Coon e ka vizituar vetë vendin tonë thuajse një shekull më parë dhe vlerëson malësorin shqiptar për karakterin e tij të fortë.

Mal Berisha: Libri është shkruar nga një nga antropologët më të mirë të botës. Autori ka ndërmarrë një ekspeditë në vendbanimet shqiptare dhe ka folur me 1670 shqiptarë. Unë kam lindur në një kodrinë në Malësinë e Gjakovës, ku ka një madhështi të natyrës. Unë kam kaluar vetëm fëmijërinë në Tropojë, është një vend përrallor. Lexova librin në anglisht, u magjepsa dhe më pas e përktheva. Në ceremoninë e prezantimit të librit, kanë marrë pjesë profesorë dhe lexues të rregullt. E kam edituar shtatë herë me dorën time dhe ka tre editorë tepër të mirë. Edhe pjesët e tjera të librit janë të shkëlqyera, me koopertinën dhe detajet.

Malet E Gjigandeve1
Malet E Gjigandeve1

Shumë autorë amerikanë kanë vënë re detaje tepër të rëndësishme të popullit shqiptar, që nga jetesa, bukuria e shqiptarëve, burrëria e tyre. Janë mbi 45 autorë anglezë që kanë shkruar për Shqipërinë. Autori i librit ka vizituar Shqipërinë. Autori ka rrëfyer me detaje vizitën e tij, sesi e kaloi vizitën e tij në veriun e Shqipërisë. Ai tregon sesi e kalonte natën në ngrohje me dru, në ato kushte të vështira, siç e kalonte një shqiptar nga Veriu në atë kohë. Për çdo individ në libër, ai ka të dhëna personale. Carleton S. Coon tregon me detaje sesi shqiptarët ishin “të prerë”, sepse ishin me kufijtë e prerë. Shqiptarët në Peshkopi nuk shkonin dot në Dibër të Madhe, ata në Kukës nuk shkonin dot në Prizren, ata në Tropojë nuk shkonin në Gjakovë. Ai thotë se shqiptarët nuk kishin një simpati për të huajt, se i kishin copëtuar, pasi ata i kishin ndarë me kufi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb