MALI I ZI– Gjashtë foshnja kanë lindur nga incesti, katër prej tyre nga një marrëdhënie babë e bijë. Këto janë të dhënat e fundi të publikuara nga një organizatë në Malin e Zi.

Sipas këtij studimi, prindër të foshnjave të lindura nga incesti janë të moshave nga 16 deri në 21 vjeç. Në katër raste të incestit bëhet fjalë për lidhje mes të atit dhe bijës, dhe në dy rastet tjera incesti ka ndodhur mes xhaxhait dhe mbesës dhe vëllait dhe motrës.

Gjashtë bebe, të gjitha vajza, të lindura në 10 vitet e fundit nga incesti, janë statistikat që ka nxjerrë organizata Lobi i Grave në Mal të Zi. Në këtë organizatë janë të bindur se raste të tilla ka më shumë se sa kaq, por nuk denoncohen.

“Të gjitha viktimat kanë heshtur për përdhunimin nga të afërmit e tyre dhe bebet janë dhënë për adoptim jashtë vendit”, kanë thënë anëtarë të organizatës. Lobi i Grave Malazeze bënë të ditur se ka edhe raste të vrasjeve për shkak të incestit.

Ata thonë se një vajzë 16 vjeçe ishte vrarë nga babai i cili e kishte përdhunuar atë për dy vjet radhazi. Më parë, kishte vepruar njësoj edhe me motrën e saj, e cila bashkë me nënën kishin heshtur për krimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb