Dy persona nga Podgorica e Malit të Zi janë arrestuar pasi dyshohet se kanë krijuar një organizatë kriminale për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. C.L. dhe D.Z nga Podgorica pasi janë arrestuar me urdhër të prokurorisë speciale të Malit të Zi iu është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. (foto ilustruese)


Arrestimi i tyre u bë pasi iu është sekuestruar lëndë narkotike marijuanë prej 600 kg, e cila vinte nga Shqipëria. Ata akuzohen se gjatë vitit 2017 nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian kanë trafikuar rreth 600 kg lëndë narkotike kanabis sativa.


Gjithashtu i dyshuar është edhe një person i tretë me iniciale GJ. N. i cili aktualisht ndodhet në burg. Mësohet se është arrestuar edhe një 30-vjeçar nga Podgorica i cili është kapur në flagrancë nga policia kufitare e Malit të Zi në vendin e quajtur Sutjel, Komuna e Ulqinit në afërsi të lumit Buna në kufi me Shqipërinë, me 50 kg lëndë narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj në tregun e brendshëm. Po kështu vetëm një javë më parë policia malazeze po në të njëjtin vend ka sekuestruar 206 kg kanabis, e cila vinte nga Shqipëria.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb