Malajzia ka evakuuar 123 qytetarë të saj nga Bangladeshi të martën, mes trazirave të dhunshme që kanë lënë të vdekur qindra njerëz, raportoi AP-ja.
Të evakuuarit përfshijnë 80 studentë.
Më shumë se 50 shtetas malajzianë zgjodhën të qëndrojnë në Bangladesh për shkak të punës ose studimeve, thanë zyrtarët.
Sistemi për ndarjen e vendeve të punës në qeveri ka shkaktuar protesta të dhunshme në Bangladesh, me përleshje midis policisë dhe studentëve protestues, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 njerëzve, sipas mediave lokale.