Legjenda italiane, Paolo Maldini, beson se sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, dhe skuadra e tij aktuale te Barcelona, mund të thyejnë çdo rekord të mundshëm në futboll.

Edhe pse është vetëm sezoni i parë i Luis Enriques në Camp Nou, Katalunasit arritën ta fitojnë trofeun e La Ligas, Copa del Reyt dhe Ligës së Kampionëve, duke e kompletuar kështu tripletën e dytë në histori të klubit.

“Messi, Neymar dhe Suarez janë fenomenalë dhe statistikat flasin vetë”, ka thënë fillimisht ikona e futbollit italian për Sky Sport.

“Barcelona veç ka bërë histori dhe kjo skuadër është e destinuar që të thyejë të gjitha rekordet”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: