Ish-kapiteni i Milanit dhe një nga legjendat e kësaj skuadre sot drejtues i klubit, Paolo Maldini, ka folur për faqen zyrtare të klubit kuqezi në prag të derbit të së shtunës ndaj Interit, duke deklaruar se preferon më shumë një sukses në fund të edicionit sesa të thyejë armiqtë e përjetshëm. “Gjithnjë është një emocion i madh, por dua të them se rëndësia e këtij derbi nuk është më e madhe sesa rëndësua për të fituar ndonjë trofe në këtë sezon. Në qytete të tjera derbi është më i rëndësishëm sepse dy ekipet nuk arrijnë thuajse kurrë të sigurojnë objektiva të rëndësishëm sesa rezultati i kësaj sfide”.

Më pas, ai bën krahasimet e derbit nga fusha e lojës, në tribunë. “Diferencat janë të mëdha, as mund të krahasohen. Tani nuk mund të luash, si lojtar kishte 10-15 ditë kohë për ta luajtur, tani ke 10-15 ditë kohë për ta parë. Si nivel stresi është më i lartë të shohësh ndeshjen sesa ta luash, sepse kur luan arrin të shfrysh instiktet në fushë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb