MALESI E MADHE- Një 58-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë në gjendje të dehur një shtetas në banesën e vet. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi me inicialet Q.R. , 54 vjeç, banues po në Malësi e Madhe, se është kanosur me armë “Automatik” në banesë, ku shtetasi Kujtim Hotaj ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e tij dhe e ka kërcënuar.

Menjëherë janë paraqitur shërbimet e Policisë ku kanë shkuar në banesën e shtetasit Kujtim Hotaj dhe kanë sekuestruar armën tip “Automatik”, model “Zastava” , me një krehër në të, pa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të zjarrit ”, parashikuar nga neni 278/2 Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb