Mali i Zi ka ekstraduar në Kroaci, ish-dëshmitarin e rastit të tentimeve për puç më 2016, Sasha Singjelliq, i cili do të ndëshkohet me burgim për disa vepra të palidhura me këtë rast.

Policia e Malit të Zi ka thënë më 30 tetor se ata u kanë dorëzuar Sigjelliqin autoritetetve kroate, për të kryer 21 vjet burgim për vrasje dhe vjedhje.

Singjelliq, me shtetësi serbe, është arrestuar në Mal të Zi në muajin korrik, pas një fletarrestimi të lëshuar nga Interpoli, shkruan Rel.

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka miratuar kërkesën për ekstradim në muajin shtator, dhe ky dënim më vonë është mbështetur edhe nga Gjykata e Apelit.

Singjelliq ka qenë dëshmitar kyç në gjykimin e lidhur rreth një komploti për të rrëzuar qeverinë malazeze gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2016.

Në muajin maj, Gjykata e Lartë ka dënuar 13 të pandehur në këtë rast, duke përfshirë dy agjentë të dyshuar të inteligjencës ruse dhe dy liderë të opozitës në Malin e Zi me nga 15 vjet burgim.

Të pandehurit kanë mohuar komplotin, i cili sipas vendimit të gjykatës, ka synuar të pamundësojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Kremlini në anën tjetër ka mohuar se “trupat shtetërore ruse” kanë qenë të përfshira në këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb