MALI I ZI

Në Malin e Zi hyri të mërkurën në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura. Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20 000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb