Zayn Malik ka folur për herë të parë për largimin nga grupi “One Direction”.
Këngëtari 22-vjeçar ka thënë se vendimi për të braktisur grupin ishte më i miri në karrierën e tij, ndërsa ka mohuar zërat se grupi do të ndahet plotësisht.

“E ndjej sikur kam zhgënjyer fansat, por nuk mund të vazhdoja më. Ishte vendim i çmendur, por për herë të parë e kam kontrolluar situatën”, ka thënë Malik.
“E ndjeja se po bëja veprimin e duhur për veten dhe për shokët e mi”- ka përfunduar Malik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: