MALIQ

Në fshatin Velitërnë të Maliqit ka rënë zjarr në një pikë karburanti, e cila aktualisht është jashtë funksionit.  Flakët kanë përfshirë një kamion në pronësi të shtetasit V.D, 50 vjeç.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Greqia dhe në një moment lodhjeje ka parkuar kamionin në afërsi të pompave  të karburantit që kishte dalë jashtë funksionit prej 6-muajsh.

Ngjarja ka ndodhur kur V.B ishte në gjumë dhe kishte ndezur ngrohësen e kamionit, ky i fundit i mbushur me ferizol, si pasojë drejtuesi i kamionit  ka marrë disa lëndime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht se bashku me 1 automjet  tjetër i parkuar aty pranë.

Nga zjarri raportohen edhe dëmtime në disa objekte  aty pranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.11.2018, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se në fshatin Velitërnë, ka rënë zjarr në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksionit.

Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb