Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit Durim Rusi është përfshirë nga flakët. Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
50-vjecari pronar i banesës jetonte i vetëm ndërsa burime paraprake thonë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.