TIRANE

Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi e ka konsideruar një vendim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet, veprimin e Presidenti Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një postim në facebook, Maliqi shkruan se vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.

“Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.” –shkruan Maliqi në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoj e ardhmja Europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb